Vizitoni virtualisht Muzeun Historik të Shkodrës

Me anë të teknologjive më të fundit ju mund të përjetoni një vizite virtuale e të zbuloni abjentet e Muzeut Historik të Shkodrës në platformen virtuale Virtual Tours 360 si dhe të aksesoni një pjesë të artefakteve te sjella në formatin 3D me definicion të lartë.

Broke, Materiali-Fajance, Kultura -Italiane, Periudha-Mesjetare

Objekti është një enë luksi e importeve italiane me dekoracione dhe ngjyra të ndryshme. Ne bazën e enës ka të pikturuar një shqipe dykrenare.

Terrakotë Afërdita, Materiali – Qeramikë, Kultura – Helenistike, Periudha-  Shek. III-II p.e.s

Koka e hyjnisë e punuar me derdhje në kallep. Përvec fëtyrës përmban edhe qafën si dhe një stefane të lartë mbi kokë. Përmbi flokët e ndarë në dysh një diademë me tri rozeta.

Shtatore, Materiali-Mermer, Kultura -Romake

Periudha-  I-II  pas K.r. Teknika e punimit me gdhenie. Ruhet pjesa e trupit nga supet deri tek rrëza e kofshëve. Duket forma e një burri lakuriq, muskuloz prej atleti. Mbas shpine mban një pelerinë që zbret nga supet deri në fund të shpinës.

Artefakte 3D

Me poshte mund te gjeni artefakte te aksesueshme ne formatin 3D

Emërtimi – Terrakotë Artemis

Materiali- Qeramikë
Kultura –Romake
Periudha- Shek I-III e.j

Tenika e punimit me derdhje në kallep. Koka e Artemisës e punuar në terrakotë me baltë të kuqe të celët.

Emërtimi – Broke

Materiali- Bronz
Kultura –Romake
Periudha – Shek II pas K.r.

Broke që është përdorur…….Ka formë dardhe por që në pjesën e sipërme zgjatet në mënyrë të theksuar deri në buzë, të cilat vijnë vertikalisht.

Emërtimi – Hidre

Materiali- Qeramike
Kultura –Helenistike
Periudha- Shek III-II p.e.s

Enë me trup sfrik , qafen e lartë dhe buza e profiluar nga jashtë. Dy vegjë shiritore horizontale dhe një vertikalisht. Punuar me baltë të kuqe të celët.

Emërtimi -Skifoz

Materiali- Qeramike
Kultura – Helenistike
Periudha- Shek II-1 p.e.s

Skifoz me formë sferike dhe fundi e lartë. Vegjët në formë horizontale.

Emërtimi – Kantar

Materiali- Qeramike
Kultura – Helenistike
Periudha- Gjys. I Shek II p.e.s

Punuar me baltë okër e pastër. Dy vegjët vertikale që harkohen nga poshtë.

Emërtimi -Kalpise

Materiali-Qeramikë
Kultura – Helenistike
Periudha- Shek VI-V p.e.s

Enë me formë bikonike me dy vegjë horizontale, buze unazore dhe fund I ulër bunazor.

Emërtimi – Kupë me Shën Danielin

Materiali-Qeramike
Kultura -Romake
Periudha- Shek V e.j

Punuar me qeramik. Është zbukuruar nga Brenda me një skenë biblike në relief Shën Danieli ndërmjet dy luanëve.

Emërtimi – Enë dyvegjake

Materiali- Qeramike
Kultura – Ilire
Periudha- Shek X p.e.s

Enë me trup sferik, qafë gryke të ngushtë me buzë pak të kthyera nga ana e jashtme. Tufa vijash zikzake vertikale të ndara.

Emërtimi – Havan

Materiali-Guri
Kultura – Adriatikase
Periudha- Shek XVII-XVIII e.j

Forma e një havani të vogël por jo I plotë. Në buzë janë katër vegjë të dalë horizontalisht me forme veshi.

Emërtimi – Enë dyvegjake

Materiali- Qermike
Kultura -Ilire
Periudha- Shek VI-V p.e.s

Enë me trup sferik, qafë gryke të ngushtë me buzë pak të kthyera nga ana e jashtme.